Një aksident ka ndodhur në fshatin Drenovicë, në Dimal.
Një motor ka goditur një vajzë të mitur që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Drejtuesi i motorit, fqinj me familjen e vajzës, ka transportuar të miturën në spital pas aksidentit dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
E mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se motomjeti nuk ka qenë me shpejtësi dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar se nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, vazhdojnë.