Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, ku është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se ditën e nesërme do të njoftohet për vendimet e marra, pasi të formalizohen.
Ndërkaq i pyetur se përse shoqërohej nga garda dhe nëse ndihej i kërcënuar, ai tha se kjo është vetëm për shkak të procedurës ligjore.
“Nuk kam dashur t’i mbajë, por është detyrim i gardës që në situata zgjedhore duhet të shoqërohet”, tha ai.
“Asnjëherë, kurrë!”, deklaroi Alibeaj.