Një ngjarje kriminale ka ndodhur në Lezhë, ku një makinë në lëvizje është qëlluar me armë zjarri.
Sipas raportimeve nga Klan News, mësohet se për shkak të të shtënave me armë, mjeti u përplas me një makinë tjetër.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës.