Ish kryeministri Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë e njërit prej grupimeve në Partinë Demokratike.
Burime bëjnë të ditur se mbledhja do të zhvillohet në orën 21:00 në seli.
Këto janë 48 orët e fundit përpara se të përfundojë afati zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Kjo sa i takon afatit për regjistrimin dhe dorëzimin nga ana e partive politike, të emrave për kryetarët e bashkive, por edhe për Këshillat Bashkiakë.