Surpriza në qarkun e Fierit. Në Bashkinë e Divjakës ka ndryshime. Më 14 maj PS-ja nuk do të kandidojë Fredi Kokoneshi, por në vend të tij është vendosur Josif Gorrea.
Kokoneshi ka qenë një emër i mbështetur nga Erion Braçe, por siç duket, dëshira e tij nuk është pranuar nga kryesia e PS.
Bashkia Fier – Armando Subashi
Bashkia Divjakë -Josif Gorrea
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili
Bashkia Patos -Fatjon Duraj
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi.
Lista e kandidatëve u lexua nga drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla.