Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Laç-Mamurras.
Gazetari i Abc News, Ahmet Zani raporton se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person.
Një tjetër ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.