Alban Miloti ka ndërruar jetë dhe Elvis Doçi ka mbetur i plagosur nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotme në aksin Mamurras-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjorem.
Mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës.
I plagosuri është dërguar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.