Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur gjatë natës në Lundër, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese.
Burimet konfirmojnë se gjashtë plumba janë qëlluar në drejtim të banesës së Dorian Ballës, i cili mësohet se punon si zyrtar i OSHEE-së.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat.
Sipas burimeve, ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e tij.
Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës, pjesën e papafingos ku nuk kishte njeri pasi familja banon në katin e parë dhe të dytë.