Një aksident ka ndodhur pranë zonës së Saukut në Tiranë.
Një autobus i linjës së Krrabës ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë lënduar tre persona.
Nga informacionet paraprake mësohet se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.