Një 50-vjeçar në Fushë-Arrëz ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka shpërthyer lënda plasëse të cilën ai e përdorte për peshkim.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në fshatin Apripe Guri.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.