Deputetja demokrate, Flutura Açka ka dhënë shpjegimet se pse nuk gjendej firma e saj mungonte në mbledhjen e Kryesisë për kandidatin e Alibeajt, për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.
Açka theksoi se ajo nuk ishte më anëtare e Kryesisë, pasi kishte dhënë dorëheqje, dhe nuk kishte se të ishte firma e saj në listë.
Ajo shprehu mbështetjen publike për Bejkon.
“Kam dhënë dorëheqje, nuk jam më anëtare e kryesisë, pas ngjarjeve të 6 marsit. Por po, mbështes kandidaturën e Roland Bejkos, e them publikisht tani dhe e shpall që të jeni të qartë.”, -tha Açka.