Dimri nuk do të ikë/ Vijojnë reshjet e dëborës në këtë qytet shqiptar! Ulen ndjeshëm temperaturat

Shqipëria

Dimri nuk do të ikë/ Vijojnë reshjet e dëborës në këtë qytet shqiptar! Ulen ndjeshëm temperaturat

Më: 28 mars 2023 Në ora: 13:51
Temperaturat janë ulur ndjeshëm ditën e sotme, 4 gradë në Korcë dhe -1 në Pogradec.

Teksa kemi hyrë në stinën e pranverës dhe do të duhet të ishim duke parë lulet e çelura që i jepnin pamje të gjelbërt dhe plot gjallëri vendit, në Korçë vijojnë reshjet e dëborës.

Këtë të martë, prej gati një ore, zona të ndryshme në qarkun e Korçës janë përfshirë nga dëbora.

Pamjet me dëborë janë regjistruar në aksin nacional Korcë-Pogradec.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm ditën e sotme, 4 gradë në Korcë dhe -1 në Pogradec.

Borëpastruesja ndodhet në zonë për të bërë të mundur kriposjen e rrugës për tu mos u regjistruar problematika.

Aktualisht nuk ka asnjë problem në akset nacionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat