Të tjera janë zbuluar nga zbulimi i serave me gati 10 mijë rrënjë kanabis në fshatin Bajzë në Malësinë e Madhe.
Janë disa persona të shoqëruar, aksioni ka nisur që në orët e drekës të ditës së sotme.
Operacioni ka nisur pas marrjes se informacioneve në rrugë operative, bën me dije gazetari i ABC News, Simon Shkreli.
Mësohet po ashtu se është bërë shoqërimi i një punonjësi të ndërmarrjes së ujësjellësit në Malësinë e Madhe, pasi është konstatuar se është marrë uji për të vaditur bimët nga një tubacion i ujësjellësit së Malësisë së Madhe.