Mbrëmja e të martës ka sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave në zonën e Bulqizës. Termometri ka zbritur disa gradë nën zero, duke krijuar akull në rrugën Qafë Buall-Krastë.
Drejtuesit e mjeteve, të gjendur në befasi, kanë bërë apel që të ndërhyjë firma e cila merret me mirëmbajtjen dhe të largojë akullin në pikat më problematike.
Rruga ishte copë-copë , krejt akull. Kaluam me shumë vështirësi.
Rënia e ndjeshme e temperaturave ka shkaktuar dëme edhe në sektorin e bujqësisë.
Për shkak të ngricave gjatë natës, specialistët e bujqësisë shprehen se pasojat më të mëdha pritet të jenë në frutikulturë, kryesisht tek pemët frutore të lulëzuara.