PD zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka deri tani 16 kandidatë në 16 bashki të vendit të regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.
Gazetari Ardit Hoxha tha se listës me 14 emra, që i mbetën Alibeajt pas tërheqjes së 5 kandidatëve, iu shtuan sot kandidati për bashkinë Tepelenë dhe Finiq.
Por ky nuk është numër përfundimtar, pasi në rastin e bashkive të vogla dorëzimi i dokumentacionit bëhet nëpër KZAZ dhe kërkon kohën e vet për të mbërritur në KQZ.
“Këto janë dy bashki për të cilat deri para pak orësh nuk ka pasur njoftim për kandidatë. Për këto dy bashki, dorëzimi i dokumentacionit është bërë në KZAZ dhe deri në ardhjen në KQZ ka marrë 2 ditë kohë”, tha gazetari Hoxha.