Janë publikuar pamjet nga lokali në Kavajë ku ndodhi përplasja me thika dhe me armë zjarri, ku për pasojë humbën jetën 2 persona.
Viktimat janë identifikuar si Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja.
Policia informoi se këta dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë përleshjes Gosa ka qëlluar me thikë Altin Rexhë i cili i është përgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/March/29/auto_a31680113998.jpg)
Si pasojë e plagëve të rënda humbën jetën të dy 43-vjeçarët.
Siç shihet nga pamjet, shenjat e gjakut janë të dukshme jashtë ambienteve të lokalit, teksa mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes.