Sherr mes adoleshentëve në shkollë, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin në Kamëz

Shqipëria

Sherr mes adoleshentëve në shkollë, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin në Kamëz

Më: 30 mars 2023 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Një sherr mes të rinjve përfundoi në përdorimin e armëve të ftohta këtë të enjte në një shkollë të Paskuqanit.

Dy 15-vjeçarë, nxënës në shkollën “Jashar Hoxha” janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin.

Nuk dihen shkaqet e përplasjes mes adoleshentëve, ndërkohë që policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes. Shoku i tij ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Një tjetër sherr me thika mes adoleshentëve ndodhi mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, në zonën e Komunës së Parisit.

Një 20-vjeçar i identifikuar si A. Beta goditi me mjet prerës 19-vjeçarin E. Tuçe. Si pasojë e konfliktit, Tuçe ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në një qendër lojërash kompjuterike në rrugën “Bilal Golemi”, ndërsa pas sherrit policia gjeti dhe arrestoi autorin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat