Për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është përfaqësues model për qytetarët.
Deklaratën e bëri ditën e sotme në emisionin “Open” duke nxitur reagimin e ashpër të deputetit demokrat Agron Shehaj.
“Po të pyes meqë the qytetar model, drejtues model i PS-së, doja të dija nëse po hetohet nga SPAK. I përfolur e i dëgjuar nëpër telefonata. Nuk jemi budallenj të na thuash qytetar model, është i mirë për PS-në. Nuk është si gjithë durrsakët”, tha Shehaj.
Pjesë nga debati në studio
Hyseni: Vangjush Dako, drejtuesi politik i Durrësit dhe shumë të tjerë janë përfaqësuesit model të durrsakëve.
Shehaj: Ai është në hetim nga SPAK-u, meqë the që është model për qytetarët.
Hyseni: Durrsakët e dinë vetë mirë se kush është zgjidhja e tyre
Shehaj: Po të pyes meqë the qytetar model, drejtues model i PS-së, doja të dija nëse po hetohet nga SPAK. I përfolur e i dëgjuar nëpër telefonata. Nuk jemi budallenj të na thuash qytetar model, është i mirë për PS-në. Nuk është si gjithë durrsakët
Hyseni: Ai është si gjithë durrsakët.
Shehaj: Nuk është si gjithë durrsakët, nuk janë të gjithë të përfolur për lidhje me krimin e organizuar