Makina përplaset me motorin, plagoset shoferi - Niset urgjencë drejt spitalit

Shqipëria

Makina përplaset me motorin, plagoset shoferi - Niset urgjencë drejt spitalit

Më: 31 mars 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në Bilisht, Devoll.

Burime për Panorama bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një motor, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i kësaj të fundit.

Mësohet se drejtuesi i motorit është dërguar fillimisht në spitalin e qytetit të Bilishtit por do të transportohet drejt Korçës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ende nuk dihet gjendje shëndetësore e të plagosurit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat