Kreu i PL, Ilir Meta ka publikuar një foto të studentëve të cilët shihen në radhë për të blerë abonenë mujore në lidhje me transportin urban.
Meta në ‘Facebook’ shkruan se propozimi i kandidatit Belind Këlliçi për transportin falas është një plan i shkëlqyer në mënyrë që studentët mos të rinë në radhë për abone.
Sakaq shton se me transporti falas i jep fund kësaj situate.
Postimi i plotë:
Radhë pa fund të studentëve dhe të rinjve për abonetë e transportit urban.
Studentët nuk do të rrinë më kurrë në radhë për abone, sepse Plani i shkëlqyer i Belind Këlliçit për transportin publik falas i jep fund njëherë e përgjithmonë kësaj situate skandaloze.
Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱