Marash Logu, këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.
Njoftimin e ka dhënë vetë Logu në një postim në facebook.
"Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi".
Logu thotë se do të vazhdojë të mbetet anëtar i PD-së dhe të kontribuojë si profesionist i ligjit në "familjen politike".