Makina përplas të miturin në Fier/Policia arreston shoferin

Shqipëria

Makina përplas të miturin në Fier/Policia arreston shoferin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Një 12-vjeçar në Fier është përplasur këtë të premte nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi me iniciale V.V.

I mitur ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur është përplasur.

Policia raporton se 12-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz”  me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat