Deputeti i PD, Edi Paloka teksa komentoi sulmin ndaj Prestige Resort u shpreh se Rama godet ato media që nuk ndjekin linjën e tij. Në një intervistë për Neës24, Paloka deklaroi se Rama është arrogant, kryebandit që inkurajon krimin.
Sipas Palokës, Rama nuk e fsheh, por e bën të qartë sulmin, madje duke dhënë edhe mesazhe për mediat e tjera.
“Çfarë mund të presësh nga krimi i rrugës dhe të skandalizohesh kur krimi i rrugës godet mediat ndërkohë që është kryeministri kryebandit. Në mes të ditës i vendos tritolin mediave dhe bizneseve. Ky është inkurajimi më i madh që mund ti bësh krimit. Çfarë mund të presim më shumë? Ajo që ndodhi me “News24” me mediat tuaja është shprehje e qartë e arrogancës.
Rama nuk tenton ta fshehë, ai do ta bëjë të qartë që unë po të godas sepse ti nuk ndjek linjën time. Këtë e bën direkt dhe e përdor si presion për të tjerët. Kur banditi kryeministër e bën këtë me mediat cfarë pret nga krimi i rrugës? Është edhe një inkurajim që ju jepet bandave dhe krimit”, tha Paloka.