Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz në rrugën “Demokracia”.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy persona kanë dhunuar punonjësin e servisit.
Poashtu i kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë.
I dëmtuar është shtetasi Xh. Shehi ndërsa policia po punon për kapjen e autorëve.