Shpërblimi për pensionistët, Berisha: Rama ju jep 5 mijë lekë, por ka marrë shumë më shumë me dorën e tij të zezë

Shqipëria

Shpërblimi për pensionistët, Berisha: Rama ju jep 5 mijë lekë, por ka marrë shumë më shumë me dorën e tij të zezë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Nga Malësia e Madhe ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Isa Ramaj, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama.

Berisha deklaroi se Rama udhëton me charter me dhomë gjumi se lodhet shumë duke vjedhur taksat e qytetarëve.

“Edi Rama ka marrë një borxh 5 mld euro. Mund të rriste rrogat dhe pensionet. Pse nuk i bën? Nuk e ndjen për qytetarin. Udhëton vetë me charter me dhomë gjumi se lodhet shumë duke vjedhur. Dhe bën 137 udhëtime me charter 22 mln euro.

Blen për oborrin e zyrave të tij që nuk e sheh njeri vazon e drurit 4 mln euro nga djersa juaj. Dyfishoi taksat. Këto janë arsyet pse shqiptarët sot vuajnë nga ana ekonomike. Kjo është një varfëri e frikshme. I ka dëshpëruar ata dhe i ka bërë të mos besojnë më te Shqipërisë dhe te vetja e tyre se mund të ndërtojnë të ardhmen këtu”,deklaroi Berisha.

Ai komentoi edhe vendimin e qeverisë për të dhënë 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët.

“Vetëm me çmimet e naftës ka fituar shteti 520 mln euro. Ato janë tuajat. Të gjitha qeveritë ia kthyen qytetarëve kurse ky mashtrues i premtoi 80 euro, i zbriti 50 euro. Ka 5 ditë që e thotë e mbajtja fjalën se e di që nuk e beson kush.

Ai që ju jep atë 5 mijë lekësh, ai ju ka marrë me dorën e tij të zezë jo një por disa pensione. Paratë t’i gëzoni por ato janë tuajat. Çdo fermer kudo ku ndodhet nuk duhet të harrojë se në këtë qeveri ka një armik edhe ai që thotë nuk kuptoj. I them të kuptosh se kjo qeveri është armik për ty. Se taksën që të ka vënë ty, ka shkatërruar prodhimin tënd”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat