Çfarë përfaqëson zgjedhja e Milatoviçit në krye të Malit të Zi për shqiptarët? Flet Nazarko

Shqipëria

Çfarë përfaqëson zgjedhja e Milatoviçit në krye të Malit të Zi për shqiptarët? Flet Nazarko

Më: 2 prill 2023 Në ora: 15:55
Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko në një lidhje me ABC News nga Mali i Zi ka komentuar raundin e dytë të votimeve që po mbahet sot për presidentin e ri të vendit. Ai ka analizuar të dy kandidatët politikë, Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç, duke u ndalur më konkretisht se çfarë përfaqëson kjo votë për shqiptarët.

Nazarko ka theksuar se Milatoviçi është një figurë që ka ardhur në frontin pro serb dhe në fillim të karrierës së vetë ka ardhur nga shkollimi perëndimor në Oxford, ashtu si kolegu tjetër nga Singapori.

“Të dyja palët kanë bërë përpjekje që ta rrisin pjesëmarrjen në favorin e vetë. Thuhet, kjo është një çështje informacioni që Gjukanoviç është përpjekur të mobilizojë votën e diasporës, por është një bindje e përgjithshme që prania më e madhe, në raport me të gjithë raundet e dyta dhe në raport me raundin e parë favorizon ndryshuesit. Por çfarë përfaqëson kjo votë apo zgjedhja e Milatoviçit në krye të Malit të Zi për shqiptarët?

Për hir të së vërtetës, gjykimi që kemi ne në lidhje me zhvillimet në Malin e Zi, gjykimet e Shqipërisë janë gjykime të cekëta, të kufizuara, zakonisht janë të orientuara nga optika e mediave të Kosovës, të cilat mbulojnë apo informojnë më shumë sesa mediat e Shqipërisë për Malin e Zi. Kjo optikë e ka pikturuar Milatoviçin që është e lidhur me kishën serbe etj. Ndërkohë, do të duhet ta demistifikojmë këtë besim të përgjithshëm, që siç thash është i kultivuar nga mediat kosovare. Milatoviçi është një figurë që ka ardhur në frontin pro serb. Në fillim të karrierës së vetë ka ardhur nga shkollimi perëndimor në Oxford, ashtu si kolegu tjetër erdhi nga Singapori.

Por është një figurë e mbështetur nga SHBA apo dhe nga vendet e tjera perëndimore dhe duhet thënë që për shkak të nevojës që ai duhet të ruaj ekuilibrat me të gjithë manitë që janë të pranishme këtu, shumë pak dihet rreth orientimit të tij, rreth raportit me shqiptarët, por ai e kritikoi në debatin e fundit Gjukanoviçin për qendrimin e fundit që kishte mbajtur ndaj shqiptarëve. Për ta mbyllur do duhet thënë që Gjukanoviçi është një figurë legjendare e këtij shteti, që në një far mënyre po e menaxhn me dinjitet edhe këtë pjesë të karrierës së tij, ka dhenë shumë për vendin e tij dhe ky është një ndryshim që bëhet për një post që ka fuqi të kufizuara ceremoniale, por le të presim, pasi është herët që të ngutemi që të themi që Milatoviç është një figurë negative për shqiptarët”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat