Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur protestën e qytetarëve të Kosovës në mbështetje të drejtësisë për UÇK-në.
Përmes një reagimi në Facebook, Meta thotë se UÇK është e shenjtë, ashtu si drejtësia.
Meta deklaroi se çdo shqiptar do të kërkojë drejtësi për këtë çështje dhe shtoi se shpreson që të kthehen të lirë e sa më shpejt luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë.
Reagimi i Metës:
Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi.
UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria.
Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë.
Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë.