I ftuar në News24 me moderatoren Çenkuela Hasa, avokati Spartak Ngjela ka komentuar aktualitetin në vend duke analizuar atentatet pa autor që kanë ndodhur kohët e fundit në kryeqytet.
“Të zbuloj si e kemi ne të argumentuar në të drejtën penale:
U vra njëri në qytet nuk u zbulua, u vra i dyti nuk u zbulua autori sërish. Pas kësaj i gjithë qyteti nuk është i sugurt.
Këto vinë nga korrupsioni, korruspioni më i madh është blerja që i ka bërë krimi hetimit, qoftë dhe gjykatësit apo prokurorit! Kryeminstri të bashkëpunoj me ndërkombëtarët pasi hetimi në Shqipëri si profesioni nuk është në nivele të larta”, tha Ngjela.