Një 40-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Mësohet se shtetasit me iniciale A.C., pas testit të alkoolit rezultoi i dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për ta kryer këtë test.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi teksa drejtonte automjetin, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Pas kryerjes së këtij testi, ka rezultuar se 40-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.