Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Sukth-Manzë.
Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i vdekur.
Ndërsa priten detaje të tjera nga ngjarja.
Kujtojmë se pak më parë një aksident i rëndë u regjistruar në Tiranë, në zonën e Astirit, ku një makinë përplasi për vdekje kalimtarin.