Lanë pas dy fëmijë, ky është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik në rrugën Librazhd-Prrenjas

Shqipëria

Lanë pas dy fëmijë, ky është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik në rrugën Librazhd-Prrenjas

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:16
Arjan Yze dhe Majlinda Yze

Arjan Yze dhe Majlinda Yze janë çifti i bashkëshortëve nga Devolli  që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në “Librazhd-Prrenjas”.

Viktima 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përruan e e Lengajcës mbrëmjen e djehsme, ndërsa sot është bërë e mundur gjetja e makinës.

Makina ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qershitë” dhe ka rënë përroin e “Lingajcës”.

Sipas familjarëve dhe burimeve të policisë, çifti ka qenë duke folur në telefon me familjarët deri në orën 20:00,më pas është shkëputur telefonata.

Kanë qënë familjarët që kanë lajmëruar policinë dhe kanë kërkuar gjatë gjithë aksit  Pishkash-Përrenjas.

Nuk dihen shkaqet e daljes nga rruga. Do të jenë hetimet që do të zbardhin shkaqet e aksidentit ku humbën jetën Arjan Yze dhe Majlinda Yze.

Mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijëvë, të një vajze dhe të një djali. Para disa muajsh ata ishin bërë gjyshër nga vajza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat