Sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi shprehet se premtimi i kandidati Belind Këlliçi për transportin falas është një plan i shkëlqyer dhe i realizueshëm, pasi ul kostot e jetesës për qytetarët.
Blushi në ‘Facebook’ ka renditur përfitimet që sjell transporti falas duke filluar nga lehtësimi i trafikut deri tek më shumë vende të lira parkimi.
Sakaq thekson se plani i Këlliçit do t’i lehtësojë barrën qytetarëve për koston e biletave të cilat kanë një peshë të rëndë për familjet e varfra.
Postimi i plotë:
Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Belind Këlliçit për TRANSPORTIN PUBLIK FALAS DHE MODERN🚎:
✅️ UL KOSTON E JETESËS, sepse kostoja e biletave është peshë e rëndë për familjet e varfëra dhe mundësia për të lënë makinën në shtëpi ul koston e kripur të karburantit.
✅️ LEHTËSON TRAFIKUN RRUGOR🚦pasi shumë qytetarë do të zgjedhin të përdorin AUTOBUSËT FALAS dhe të lënë makinat në shtëpi.
✅️ PASTRON MJEDISIN ♻️, sepse ulja e numrit të makinave që qarkullojnë do e bëjë ajrin më të pastër e të shëndetshëm dhe do të ulë gjithashtu ZHURMAT NË QYTET.
✅ ️KURSEN KOHË 🕓, sepse rrugët e çliruara nga trafiku i shfryrë do të mundësojnë rritjen e shpejtësisë së lëvizjes nga një vend në tjetrin brenda qytetit, si dhe HIQEN RADHËT E BILETAVE DHE ABONEVE.
✅ ️MË SHUMË PARKIME TË LIRA 🅿️ në rrugë për të gjithë ata qytetarë, që e kanë të pashmangshëm përdorimin e makinës, pasi rrugët do të kenë më pak qarkullim.
Është kaq e thjeshtë!
#BashkeFitojme ✌️🇦🇱