Një aksident ka ndodhur në Lezhë, ku një punëtor në Lezhë është lënduar në vendin e punës.
Burime për Panorama bëjnë me dije se punëtori ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku dhe ka humbur jetën rrugës.
Mësohet viktima 50-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash teksa punonte në një fabrikë mielli.
Pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga ana e policisë dhe identifikimi i viktimës.