I dënuar në Greqi, Partia e Lirisë i kërkon KQZ çregjistrimin e kandidatit të PS-së në Kuçovë

Shqipëria

I dënuar në Greqi, Partia e Lirisë i kërkon KQZ çregjistrimin e kandidatit të PS-së në Kuçovë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 13:47
I dënuar në Greqi, Partia e Lirisë i kërkon KQZ çregjistrimin e kandidatit të PS-së në Kuçovë

Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kuçovës.

Kërkesa e Partisë së Lirisë dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ vjen pas daljes në media të një dënimi që zoti Kreshnik Hajdari ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Në kërkesën e Partisë së Lirisë thuhet se vendimi i Kuvendit të Shqipërisë numër 17/2016 përcakton qartë këto kritere dhe Partia e Lirisë kërkon që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndalojë kandidimin e Kreshnik Hajdarit.

Partia e Lirisë e ka dorëzuar kërkesën dhe në Prokurorinë e Përgjithshmë për të nisur hetim penal ndaj zotit Kreshnik Hajdari për fshehje të të dhënave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat