Meta në 74-vjetorin e themelimit të NATO: Shqipëria të angazhohet në mënyrë më aktive për t’i shërbyer Aleancës në ruajtjen e stabilitetit e sigurisë rajonale

Shqipëria

Meta në 74-vjetorin e themelimit të NATO: Shqipëria të angazhohet në mënyrë më aktive për t’i shërbyer Aleancës në ruajtjen e stabilitetit e sigurisë rajonale

Më: 4 prill 2023 Në ora: 16:36
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në 74-vjetorin e themelimit të NATO-s.

Përmes një postimi në Twitter, Meta e cilëson NATO-n si aleancën më të madhe politiko-ushtarake që garanton sigurinë kolektive në botën demokratike.

Meta thotë se Shqipëria si vend anëtar prej 14 vitesh, duhet të angazhohet në mënyrë më aktive për t’i shërbyer stabilitetit e sigurisë rajonale.

Reagimi i Metës:

74-vj. i themelimit të @NATO, Aleancës më të madhe politiko-ushtarake që garanton sigurinë kolektive në botën demokratike. 🇦🇱, anëtare prej 14 vitesh duhet të angazhohet në mënyrë më aktive e konstruktive për t’i shërbyer Aleancës në ruajtjen e stabilitetit e sigurisë rajonale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat