Në seancën gjyqësore në Shqipëri, në ngarkim të shtetases ruse të akuzuar për spiunazh, Prokuroria e Elbasanit kërkoi për Svetlana Timofeva-n që të mos ekstradohet në Rusi.
Sot ishte parashikuar të jepej vendimi nëse do të ekstradohej ose jo, por u shty për datën 14 prill.
Vetë Timofeva ka kërkuar azil në Shqipëri duke pretenduar se në Rusi i rrezikohet jeta.
Ndërkaq, nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet qe kjo shtetase te ekstradohet në Rusi, pavarësisht se në shtetin shqiptar ka një hetim ndaj saj.