“Rilindja nuk zgjedh kandidatë me vizion, por shërbëtorë që t’i përdorë”, Meta nga Lezha: Koalicioni “Bashkë Fitojmë” shkon përtej 14 majit

Shqipëria

“Rilindja nuk zgjedh kandidatë me vizion, por shërbëtorë që t’i përdorë”, Meta nga Lezha: Koalicioni “Bashkë Fitojmë” shkon përtej 14 majit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:53
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim ku pjesëmarrës ishte edhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lezhës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në fjalën e tij Meta ftoi qytetarët të votojnë kundër arrogancës si model i qeverisë në pushtet, ndërsa shtoi se synimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është çrrënjosja e monizmit dhe kthimi i fuqisë tek qytetarët me anë të referendumeve.

Meta shtoi se ky koalicion shkon përtej zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Modeli i krijuar në Tiranë e qeverisjes qendrore është edhe këtu, modeli i arrogancë, diskriminimeve politike ndaj qytetarëve dhe mungesës së transparencës.

Me fitoren e koalicionit edhe në këshillin e bashkisë së Lezhës do kemi mundësinë të instalojmë një model afatgjatë të përkushtimit dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Kandidatët tanë superiorë sepse kanë dalë nga një proces me në qendër vullnetin e anëtarësisë.

Rilindja nuk zgjedh njerëz për vizionin, por shërbëtorë që më pas t’i përdorin për të firmosur, si në rastin e inceneratorëve.

Modeli ynë është i uljes së taksave, jo i rritjes së tyre në mënyrë arbitrare.
Jam i bindur se pas 14 majit do i bëjmë të qartë çdo qytetari të Lezhës resurset e këtij qyteti dhe do marrim mendimin e tyre për veprat në këtë qytet.

Simpatizantët e PL jam i bindur se do të votojnë në mënyrë bindësi kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

Koalicioni ynë është një koalicion afatgjatë, jo vetëm për zgjedhjet e 14 majit, dy shtyllat janë çrrënjosja e monizmit dhe referendumi”, tha Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat