Kryeministri Rama, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me disa nga mësuesit e Tiranës, ku ka premtuar rritje të pagave për të gjithë mësuesit e 9-vjeçares dhe të gjimnazit.
Rama bëri me dije se se vitin e ardhshëm paga do të shkojë në një nivel tjetër, ndërsa tek rritja e përgjithshme mësuesve të 9-vjeçares do të shkojë mbi 95 mijë lekë, për ata të gjimnazit mbi 106 mijë lekë.
Rama: Vitin e ardhëm paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Nëse sot rritja mujore do të jetë 3500 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare e deri në 5000 për drejtuesit. Tek rritja e përgjithshme mësuesit e 9-vjeçares do të kenë një pagë 95 mijë e 550 lekë ndërsa në shkollën e mesme do të kenë pagë 106 mijë e 80 lekë. Këto janë bazat por më pas sipas vjetërsisë e kualifikimeve ndryshojnë.
Kjo është një rritje e ndjeshme dhe thuajse dyfishi i pagës që keni pasur kur jeni nisur kur kishim shumë probleme që na kanë dalë rrugës, dot jemi në një fazë të re të parametrave financiare. E rëndësishme është të rrisim pagat por duhet të vazhdojmë të ulim borxhin dhe ndërkohë jemi të bindur që kjo rritje pagash do të sjellë më shumë motivim e përkushtim. Me këto paga mësuesit shkojnë në nivele që janë konkurruese në sektorin privat. Nëpërmjet jush e dëgjojnë dhe mësuesit e tjerë, thojini që e gjitha është e kalkuluar, bishtat mund të ndryshojnë por themeli e plani është ky.