Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes në afërsi të lokaleve të qytetit të Lushnjës, të drogave të forta dhe kanabisit, në doza, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dozat”, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë i gjetën 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme.
Për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.