Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu.
Vendimi u mor unanimisht nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungon.
KPK nuk u bind nga provat e gjyqtarit për pasurinë në vlerën 12.3 milionë lekë dhe ngriti dyshime për një transaksion fiktiv me qëllim justifikimin e burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.
Ndërkohë, kujtojmë se Besnik Shehu ka hyrë në sistemin e drejtësisë që prej vitit 1995 dhe prej më shumë se dy dekadash punon si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Shehu u bë i njohur për opinionin publik në vitin 2018, pas një njoftimi policie se ishte kërcënuar me jetë për shkak të detyrës. Në 2018-ën, u raportua se gjyqtari u kërcënua nga dy persona që ishin palë për një proces civil. Pas kërcënimit, gjyqtari Shehu ka bërë kallëzim në Komisariatin e Korçës, e cila procedoi me arrestimin e dy personave të dyshuar.