"Fatmir Mediu ka pranuar një krim", analisti Çupi: Ja sinjali për familjen e Berishës

Shqipëria

"Fatmir Mediu ka pranuar një krim", analisti Çupi: Ja sinjali për familjen e Berishës

Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:05
Fatmir Mediu

Analisti Frrok Çupi thotë se vendimi i gjykatës për të kaluar për gjykim çështjen në ngarkim të ish ministrit të Mbrotjes, Fatmir Mediu, nën akuzën për shpërthimin në Gërdec, tregon ndër të tjera se ky i fundit ka pranuar një krim. Në një intervistë, Çupi u shpreh se kjo është edhe një sinjal për familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

“Për mua, ka një analizë të shkurtër për këtë. Dëshmon për 2-3 gjëra interesante. E para, Fatmiri kërkoi një ndjesë familjarëve të viktimave, aq sa mundet. E dyta, ka pranuar një krim, gjë që nuk është pranuar deri sot nga politikanë. Dhe e treta, është një sinjal mbi ministrat e tjerë që kanë të njëjtën gjendje dhe sidomos është një sinjal mbi familjen e ish-kryeministrit Berisha, e cila është pronare, por e fshehtë e Gërdecit”, theksoi ai.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kimit të Organizuar, dërgoi për gjykim ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, SPAK ngriti akuzën “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat