Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit Audrey Glover, ditën e sotme ka mbajtur një konference për mediat.
Mes të tjerash ajo sqaroi se për të monitoruar garën e 14 majit, ODIHR do të ketë 324 vëzhgues.
“Do ti kushtojmë gjithashtu vëmendje edhe mjedisit të fushatës.
Gjithashtu do të kemi në fokus edhe rolin e medias në këtë fushatë. Nëse do të pengohet media për raportimin e zgjedhjeve vendore.
Siç e kemi thënë edhe më parë, zbatimi i ligjit është po aq i rëndësishëm sa ligji vetë, edhe zbatimi i ligjit varet nga vullneti. Ditën e konferencës për shtyp pra fiks pas zgjedhjeve do të kemi një deklarate edhe me konkluzionet paraprake.”