Meta: Do fitojmë në 14 maj/ “Rama mashtron shqiptarët me rritjen e pagave”

Shqipëria

Meta: Do fitojmë në 14 maj/ “Rama mashtron shqiptarët me rritjen e pagave”

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:54
Ilir Meta

Ndërsa kryeministri Edi Rama publikoi vendimin për rritjen e pagave, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ngjiti shkallët e selisë së Partisë Demokratike për t’u takuar me aleatin e tij Sali Berisha.

Në fund të takimit për gazetarët, Meta sqaroi se në fokus të takimit ishte fushata zgjedhore dhe beteja e 14 majit dhe sipas tij vendimet për rritje pagash nuk do të ndikojnë në rezultat, pasi qytetarët e dinë se çfarë ka bërë kryeministri Rama përgjatë 10 viteve që ka drejtuar vendin.

Qytetarët janë mësuar me mashtrimet e përsëritura të  Edi Ramës, qytetarët e dinë sa falas është shëndetësia, ata e dinë se Rama kujtohet për ta vetëm para zgjedhjeve. Qytetarët e dinë se përgjegjës për shtrenjtimin e kostos së jetesës si në asnjë vend tjetër është vetëm Edi Rama.”

Meta shmangu komentet për deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë kundër Sali Berishës, por theksoi se koalicioni i opozitës do të fitojë betejën e 14 majit.

 “Kandidatët e zgjedhur nga opozita janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë. “

Gjatë javës së ardhshme Ilir Meta pritet të takohet me Gabriel Escobar, por sipas tij ky takim nuk ndryshon asgjë në marrëveshjen mes Partisë së Lirisë dhe Sali Berishës e demokratëve që e mbështesin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat