Pasditen e sotme forcat RENEA në Elbasan kanë zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve.
Burime për Panorama TV bëjnë të ditur se RENEA ka rrethuar zonën, ndërsa janë shoqëruar edhe 5 persona.
Ndërkohë për këtë aksion janë shprehur të shqetësuar tregtarët, të cilët thonë se kontrollet dhe ndërhyrja e policisë është e paligjshme dhe nuk ka një vendim gjykate.
Kjo është e disata herë që forcat RENEA hyjnë në këto ambiente pa urdhër gjykate për të ushtruar kontrolle.