“Do ta vëzhgojmë me shumë kujdes përdorimin e fondeve publike”, Glover flet para shqiptarëve: Raportimi në media të jetë i lirë

Shqipëria

“Do ta vëzhgojmë me shumë kujdes përdorimin e fondeve publike”, Glover flet para shqiptarëve: Raportimi në media të jetë i lirë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 07:54
Audrey Glover, shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR

Audrey Glover, shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, një deklaratë për mediat ka komentuar zgjedhjet e 14 majit që do të mbahen në vendin tonë ku është shprehur se vota e qytetarëve duhet të jetë e sigurt dhe të numërohet korrekt.

Glover tha se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë në zbatim me ligjin dhe se ODIHR nuk ka ardhur në rolin e një polici por kërkohet të shihet se sa transparente do të jenë këto zgjedhje.

“Të gjitha vendet e OSBE janë angazhuar të zhvillojnë zgjedhje të drejta, ne do lëmë faktet që të flasin mbi të vërtetën. Ne do i kushtojmë rëndësi punës së administratës zgjedhore, zbatimit të rekomandimeve të mëhershme dhe mjedisit të fushatës për të parë nëse do jetë efikase ose jo, do të shohim pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara. Do të shohim dhe regjistrimin e zgjedhësve dhe kandidatëve, raportimin në media dhe nëse kjo e fundit do të pengohet. Do të shohim me kujdes financimin e fushatave zgjedhore, theksojmë se zbatimi i ligjit është po aq i rëndësishëm sa ai vetë misioni i vëzhgimit do të nxjerrë një raport të ndërmjetëm dhe do të kemi një konferencë pas zgjedhjeve, ku do të deklarojmë konkluzionet paraprake”.

Sakaq shtoi se një pikë e rëndësishme të cilën do të vëzhgojë do të jetë pjesëmarrja e grave në zgjedhje dhe se sa i lirë do të jetë raportimi në media.

“Raporti përfundimtar do të jetë pas 8 javës, dhe mund të rekomandojmë lidhur me këto zgjedhje. Në këto rekomandime do parashikohen sesi ODIHR kërkon të ndihmojë Shqipërinë në lidhje me zgjedhjet. E rëndësishme është se roli ynë është të vëzhgojmë dhe të raportojmë. Ne nuk ndërhyjmë në zgjedhje, nuk jemi as polici as politikanë. Ne jemi profesionistë të zgjedhjeve, nuk na intereson rezultati por duam të shohim sa transparent është procesi dhe nëse përputhet me kërkesat e OSBE. Ne na intereson që rezultatet të dalin në mënyrë korrekte, zgjedhësit duhet të kenë besim në integritetin zgjedhor”, tha ajo.

Rama rrit pagat në prag të zgjedhjeve, shefja e misionit të ODHIR: Jemi duke ndjekur me kujdes

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme pas mbledhjes së qeverisë rritjen e pagave për punonjësit e disa kategorive duke sfiduar hapur Kodin Zgjedhor në prag të fushatës elektorale. Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR-it Audrey Glover tha në një konferencë me gazetarët se po e ndjekin me kujdes këtë çështje për të parë nëse këto vendime përbëjnë shkelje të kodit zgjedhor.

“Jemi duke i vëzhguar me shumë kujdes nëse përbëjnë shkelje dhe në çfarë mase përbëjnë shkelje të kodit zgjedhor”, tha Rama.

Glover u pyet edhe për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë zgjedhore.

“Ne do shohim me kujdes burimet dhe nëse përbëjnë shkelje në Kodin Zgjedhor. Ne kërkojmë që rekomandimet tona të zbatohen, ne do të shohim sesa progres është bërë nga rekomandimet e fundit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat