Berisha i bën thirrje: Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal

Shqipëria

Berisha i bën thirrje: Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:11
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj Vangjush Dakos dhe Ardian Çelës, të cilat i ka quajtur “dyshja më mafioze në Shqipëri e Ballkan”.

Nga Durrësi ku prezantoi kandidatin Igli Cara, Berisha theksoi se ata janë “mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri”. Ndërsa i bëri thirrje Vangjush Dakos “durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal”.

Sali Berisha: “A nuk është një thirrje t’i largojmë. Nuk paguajmë asgjë më shumë se sa indiferencën tonë, s’duhet të ecim të përgjumur. Ju ftoj që këto ditë që kemi para deri më 14 maj të bëjmë gjithçka, të trokasim në çdo zemër dhe çdo derë për të vendosur Igli Carën kryetar të Bashkisë. Ajo zonja që është del nga sirtarët e Gjushit, ka një dyshe më mafioze në Shqipëri por edhe në Ballkan e më gjerë.

Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri.

Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal. Do ta gjejmë dhe do të bëhesh përgjegjës për to.

Në respekt të qytetarëve të Durrësit i sugjeroj Igli Carës ta ftoj në debat Sakon, të marrë suflerët me vete, Gjushin e Çelën aty mbrapa, ti marrë, ti marrë se nuk flet dot ajo.

Ndërton konstruksione betoni vetëm për të vjedhur, Në Durrësin e ri kolektori i hapur, rrugë të pashtruara. Nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat