Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ministren e Energjisë Belinda Balluku, për një skemë “monstruoze” vjedhjeje me energjinë elektrike.
Berisha në fjalën e tij tha se Ministrja që e quajti “mis babëzia” dhe kryeministri Edi Rama, “vitin që këta kanë blerë 500 milionë euro energji Shqiperia ka prodhuar 2 miliardë kilovat orë më shumë se sa konsumon”.
“Ua shesin sekserëve të tyre me 40 euro e sekserët e shesin në bursë qe 200 euro e ndajnë paratë me ta. Vjen vjeshta, digat bosh. Atëherë blejnë nga 300-350 euro energjinë ky është mekanizëm i tmerrshëm vjedhje ndaj qytetarëve”.
Sali Berisha: Këto ditë, rezulton se kanë blerë 500 milionë euro energji.
Ua them unë ju, cdo durrsak e shqiptar duhet ta dijë se vitin që këta kanë blerë 500 milionë euro energji Shqiperia ka prodhuar 2 miliardë kilovat orë më shumë se sa konsumon.
A nuk është ky një krim monstruoz?
Po si i vjedhin? Fare thjeshtë.
Kjo “mis babëzia” Belinda me Ramën, këta kanë zgjedhur të dhunojnë ligjet e zbrazin digat gjatë verës, kur kodi ndalon zbrazjen e tyre gjatë verës.
Ua shesin sekserëve të tyre me 40 euro e sekserët e shesin në bursë qe 200 euro e ndajnë paratë me ta. Vjen vjeshta, digat bosh. Atëherë blejnë nga 300-350 euro energjinë ky është mekanizëm i tmerrshëm vjedhje ndaj qytetarëve.