Nëse keni planifikuar të niseni për Shqipëri, ky është moti që ju pret

Shqipëria

Nëse keni planifikuar të niseni për Shqipëri, ky është moti që ju pret

Më: 9 prill 2023 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Sot në Shqipëri parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje të pakta të shiut, raportojnë mediat atje.

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alterime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të paraqiten në zonat lindore të territorit, duke krijuar dhe mundësi për reshje shiu.

Por në orët vijuese do të shtohen vranësirat gradualisht në të gjithë vendin, ku parashikohet të gjenerojnë reshje shiu të pakta dhe në zona të izoluara në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore të Shqipërisë do të ketë reshje të pakta dëbore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat