Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve.
Meta uron Pashkë të bardha, ndërsa thotë se uron që mesazhi i kësaj feste të jetë një ringjallje për Shqipërinë.
Statusi:
Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ungjillorë ju uroj nga zemra, Pashkë të Bardha!
Qofshi të gëzuar pranë familjeve e më të dashurëve tuaj.
Mesazhi i ringjalljes që kjo festë sjell, uroj të jetë ringjallje dhe e Shqipërisë sonë, në të gjitha aspektet.