Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, në afërsi të maternitetit “Mbretëresa Geraldinë” ku e plagosur ka mbetur një 50-vjeçare.
Mësohet se drejtuesi i mjetit me iniciale N.I., ka aksidentuar me automjet një këmbësoren e moshuar, e cila ndodhet në spital ku dhe po merr mjekim.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.